Olt (departament)
Lot
Òlt (Ocitanisht) | |
|---|---|
Nga lart poshtë, majtas djathtas: Figeac, Rocamadour, Faycelles, Lumi Olt, Ndërtesa e prefekturës në Cahors dhe Luzech | |
| Shteti | Franca |
| Rajoni | Ocitania |
| Prefektura | Cahors |
| Nënprefekturat | Figeac Gourdon |
| Sipërfaqja | |
| • Gjithsej | 5.217 km2 (2,014 sq mi) |
| Popullsia (Janar 2020) | |
| • Gjithsej | 174.670 |
| Numri i departamentit | 46 |
| Faqja zyrtare | https://lot.fr/ |
Lot ( shqiptimi frëngjisht: [lɔt] ; [1] Ocitanisht: Òlt [ɔl]; Shqip: Olt) është një departament në rajonin Ocitani të Francës . I emërtuar sipas lumit Olt, shtrihet në pjesën jugperëndimore të vendit dhe kishte një popullsi prej 174,094 në 2019. [2] Prefektura e saj është Cahors(Cahori) ; Nënprefekturat e saj janë Figeac(Figjaku) dhe Gourdon (Gurdoni) .
Historia
Olti është një nga 83 departamentet origjinale të krijuara gjatë Revolucionit Francez më 4 mars 1790. Ajo u krijua nga një pjesë e provincës së Quercy . Në 1808 disa nga kantonet origjinale juglindore u ndanë prej saj për të formuar departamentin e Tarnë-dhe-Garonë . Fillimisht u shtri shumë më larg në jug dhe përfshinte qytetin e Montauban-it(Montalban) .
Gjeografia

Lot është pjesë e rajonit të Ocitanisë dhe është i rrethuar nga departamentet e Korrezës, Kantalit, Avejronit, Tarnës-dhe-Garonës, Oltit-dhe-Garonës dhe Dordonjës .
Cahors është prefektura e departamentit, e shtrirë në pjesën jugperëndimore të tij: një qytet katedrale mesjetare i njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e verës Cahors, ai shtrihet në një lak të gjerë të lumit Lot dhe është i famshëm për urën e tij të shekullit të 14-të, Pont Valentré. Figeac është një qytet mesjetar ku lindi Jean-François Champollion, përkthyesi i parë i hieroglifeve egjiptiane, i vendosur në pjesën lindore të Oltit. Gourdon, një qytet mesjetar në majë të kodrës, i vendosur në pjesën veriperëndimore të departamentit, me një qendër të ruajtur mirë, përfshin shumë shpella të pikturuara parahistorike aty pranë, veçanërisht Shpellat e Kunjakut (Grottes de Cougnac).
Qytetet kryesore
Komuna më e populluar është Cahors, prefektura. Që nga viti 2019, ka 7 komuna me më shumë se 3000 banorë: [2]
| Komuna | Popullsia (2019) |
|---|---|
| Cahori | 19,937 |
| Figeac | 9,802 |
| Gourdon | 3,981 |
| Pradines | 3,562 |
| Gramat | 3,469 |
| Saint-Céré | 3,414 |
| Souillac | 3,201 |
Demografia
Banorët e Lotit quhen në frëngjisht Lotois dhe Lotoises . Zhvillimi i popullsisë që nga viti 1801:
| ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Politika
Këshilli i Departamentit të Oltit
Këshilli Departamental i Oltit ka 34 vende. Që nga zgjedhjet e departamenteve të vitit 2015, 30 kontrollohen nga Partia Socialiste (PS) dhe aleatët e saj; 4 kontrollohen nga e drejta e ndryshme . Që nga viti 2014, Presidenti i Këshillit të Departamentit ka qenë Serge Rigal, aktualisht anëtar i La République En Marche! (REM).
Anëtarët e Asamblesë Kombëtare
Olti zgjodhi anëtarët e mëposhtëm të Asamblesë Kombëtare gjatë zgjedhjeve legjislative 2017 :
| Njësia elektorale | Anëtar [3] | Partia | |
|---|---|---|---|
| style="background-color: #0066CC
" | |
Njësia e 1-rë e Oltit | Aurélien Pradié | Republikanët |
| style="background-color: #FFD600
" | |
Njësia e 2-të e Oltit | Huguette Tiegna | La République En Marche! |
Senatorët
Olti përfaqësohet në Senat nga Angèle Préville (që nga viti 2017) dhe Jean-Claude Requier (që nga viti 2011).
Turizmi
-
Shën-Qerrë
-
Shpellat e Preskës
Shiko gjithashtu
- Kantonet e departamentit Olt
- Komunat e departamentit Lot
Referime
- ^ "lot - Deutsch-Übersetzung - Langenscheidt Französisch-Deutsch Wörterbuch" (në gjermanisht dhe frëngjisht). Langenscheidt. Marrë më 22 tetor 2018.
- ^ a b Populations légales 2019: 46 Lot, INSEE
- ^ Nationale, Assemblée. "Assemblée nationale ~ Les députés, le vote de la loi, le Parlement français". Assemblée nationale.
{cite web}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)