Mborja
Mborje | |
|---|---|
| Popullsia | |
| • Gjithsej | 3.850 banorë |
Mbroja është një fshat në Rrethin e Korçës në Shqipëri.
Mborja ndodhet 4 km larg Korçës (në lindje). Në këtë fshat ndodhen vendbanimi historik i Kalasë së Mborjes i shekullit të IX-të të e.r.,[1] dhe Kisha e Ristozit, e ndërtuar në vitin 1389.[2]
Kulturë
Disa kisha e xhami kanë ekzistuar në Mborje, me dëshminë historike të bashkëjetesës fetare ndërmjet banorëve. Studimet tregojnë për 12 kisha të vjetra. Ndër to, kisha e Ristozit, që njihet si një nga objektet më të hershme të kultit në Ballkan. Kisha, ashtu si edhe fshati, shtrihen rrëzë malit të Moravës.
Fshati me 3850 banorë, dominohet nga popullsia e besimit fetar mysliman, por ka edhe një numër të konsiderueshëm familjesh të vllehëve e të besimit ortodoks.
Shih edhe
| Komuna Drenovë |
|---|
| Boboshtica · Dardha · Drenova · Mborja · Morava · Qatromi · Ravoniku · Turani · Zapeti |
| redaktoni kutinë |
Referime
- ^ Keshilli i Qarkut Korce. "Monumentet Arkeologjike te Rajonit te Korces". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2017. Marrë më 28 janar 2018.
{cite web}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ^ Karaiskaj, Gjergj (1975). Monumente te Kultures ne Shqiperi Vellimi 2. 8 Nentori. fq. 57.
...kisha e Ristozit e ndërtuar në shekullin XIV...
{cite book}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)
| Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |