Pitja

Pite kosovare

Pitja, në jug edhe piteja, është një lloj byreku i holluar dhe me iç mes petëve zakonshëm dhe i preferuar shqiptar. Në jug me pite kuptohet edhe një lloj buke e hollë, e bardhë, me miell të grunjtë, që më së shumti gatuhet për Ramazan (samun).[1]

Brumi për pite

Pitja bëhet me petë brumi, të cilat mbushen në mes me qepë, mish, pras, spinaq, kos, etj. Çdo perime mund të shërbejë si harxh për piten.

Etimologjia

Nga e njëjta rrënjë me italishten pizza,turqisht pidé "lloj buke e rrastë me trashësinë e një gishti". Sipas Sami Frashërit, nga greqishtja πήττα.[1]

Shih edhe

Referime

  1. ^ a b Dizdari, Tahir (2005). Fjalori i orientalizmave në gjuhën shqipe. Tiranë: AIITC. fq. 773.